Mursel Misioni: Shtet maskara, shtet plehër

Maqedonia u turpërua në kampionatin evropian për karate.
Ajo mbeti pa plasman dhe pothuajse pa asnjë luftë të fituar. Rezultati ishte i pritur për faktin se shumë sportistë shqiptarë u diskriminuan dhe u përjashtuan, njofton agjencia e lajmeve INA.
Abdurahim Idrizit nga Shkupi ishte fitues i kampionatit shtetëror për senior 2021, por nuk u ftua në garat evropiane. Federata kishte vendosur që në vend të tij të shkoj Emill Pavllov i cili në reprezentacion hyri pa marrë pjesë në kampionat shtetëror.

Si rezultat i kësaj ai humbi në gjiron e parë.
Kjo është Maqedonia, ku mundi, djersa dhe talenti i një sportisti hidhen në ujë vetëm për shkak të përkatësisë etnike.
Fatin e Idrizit e ka përjetuar edhe karateisti i njohur Mursel Misioni, i cili ishte i dyti në kampionatin shtetëror, por sërish nuk u ftua në garat evropiane të karates.

Misini tregon padrejtësitë që po i bëhen atij dhe shumë sportistëve shqiptarë.
“Unë në plasman isha i dyti në kampionat dhe ftohen nga selektori për të marrë pjesë në ekipore ato që në gjiron e pare e të dytë kanë humbur në kampionat të këtij viti. Të gjithë këtu e dinë që mënyra e vetme për të më mposhtur mua këtu dhe larg shtetit është referimi. Nga ktu del shprehja se karateja për mua është sport kurvash që jo cdo herë më i miri fiton”, shprehet ai i revoltuar.

Sipas tij, njëra prej arsyes se pse karateja do jetë larg olimpiadës është referimi.
“Shumica e selektorve e referve ktu kanë mendimin se Mursel Misini është agresiv, i padiciplinuar, temperament etj. Po një gjë jua them, ejani stërvituni si une që me vite me ka ndodh dhe vazhdon të më ndodh kjo padrejtësi nga këta refer.

Ndërsa komiteti olimpik le të ndaj stipendi për disa manikenë dhe jo për ata që e meritojnë, “kur te vije pranvera velo”. Shtet maskara, shtetë plehër, vend ku puntorët dhe talentët digjen ndërsa humbësit shkojnë në gara ndërkombëtare”, thekson ai.

Në Poreç të Kroacisë u zhvillua kampionati evropian në karate për senior në karatën olimpike, ku pjesëmarrë ishin 47 shtete me 517 sportistë nga Europa.
Në tabelën përfundimtare Turqia u radhit në vendin e parë me 6 medalje të arta, dy të argjendta dhe një të bronztë. Kosova me një medalje bronzi u radhit në vendin e 16-të, kurse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbetën pa plasmane.

Në tabelën përfundimtare Turqia u radhit në vendin e parë me 6 medalje të arta, dy të argjendta dhe një të bronztë. Kosova me një medalje bronzi u radhit në vendin e 16-të, kurse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbetën pa plasmane.