VMRO-DPMNE: Teprica e energjisë elektrike shitet me çmim më të ulët se në bursë


Partia opozitare VMRO DPMNE ka vazhduar me akuzat në drejtim të Qeverisë për menaxhim të situatës me energjinë elektrike. Nga kjo parti thonë se situata energjetike në vend është një fatkeqësi për shkak të kriminalitetit të qeverisë. Marija Miteva nga VMRO DPMNE akuzoi pushtetin se po shet energjinë elektrike terpicë me çmim më të ulët se çmimi në burs, raporton Klan M.

”SHA ELEM, për periudhën prej 1 deri më 5 gusht, tepricat e natës të energjisë elektrike i shet me çmim prej 245 euro për MWh, ndërsa për të njëjtën periudhë çmimi i energjisë elektrike të HUPX është 372 euro për MWh. Diferenca, pra fitimi që ka futur në xhep tregtari është 158.550 euro. Tashmë kemi bërë të ditur se përmes rezultateve të shitjes së EMV-së, shihet se si blerës i energjisë elektrike në disa periudha figuron kompania DANSKE COMMODITIS DOOEL, e cila edhe në këtë periudhë figuron si blerëse e energjisë elektrike” – deklaroi Maria Miteva, VMRO-DPMNE.

Ndrërkohë nga LSDM thonë janë marrë masa me kohë për të mbrojtur standardin e qytetarëve.

“Është rritur prodhimi vendas i energjisë elektrike, janë vënë në funksion të gjitha kapacitetet dhe potencialet energjetike në dispozicion, si dhe nga burimet e reja të rinovueshme të energjisë. Me vendimin e fundit, janë siguruar 50 milionë euro të reja për EVM-në, që të rrisë edhe më tej prodhimin, si dhe janë në fuqi masat për kursimin e energjisë elektrike” – thonë nga LSDM-ja.

Nga LSDM shtojnë se do të Qeveria do të vijoj të subencionoj faturat e energjisë elektrike për disa kategori të qytetarëve.

Baby Boo