12 vende të BE-së kërkojnë ngritjen e mureve në kufijtë e tyre përballë flukseve migratore


Mjete të reja për të mbrojtur kufijtë e jashtëm të BE-së përballë flukseve migratore si dhe financim për ngritjen e mureve mbrojtëse, është kërkesa e ministrave të Brendshëm të Austrisë, Qipros, Danimarkës, Greqisë, Lituanisë, Polonisë, Bullgarisë, Republikës Çeke, Estonisë, Hungarisë, Letonisë dhe Sllovakisë, në një letër drejtuar Komisionit Evropian dhe presidencës së radhës të Këshillit të BE-së.
Çështja e forcimit të kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian do të trajtohet në samitin e ministrave të Brendshëm të të 27-ve sot në Luksemburg.

Në letrën drejtuar Komisionit dhe presidencës së radhës të Këshillit të BE -së, 12 vendet ”kërkojnë mjete të reja që do t’i lejojnë ata të shmangin, në vend që të merren më pas, me pasojat serioze të sistemeve të mbingarkuara të migrimit dhe azilit dhe kapacitetet e shteruara të pritjes, të cilat përfundimisht ndikojnë negativisht në besimin dhe aftësinë për të vepruar me vendosmëri kur është e nevojshme”.
“Në të njëjtën kohë këto zgjidhje evropiane duhet të synojnë mbrojtjen e sistemit të përbashkët të azilit duke zvogëluar faktorët tërheqës”, theksoi deklarata e vendeve që kërkojnë mekanizma financiare.

Baby Boo