VMRO-DPMNE: Shpresojmë që Ivanov të mos e nënshkruajë Marrëveshjen me Greqinë


“Pushteti përmes procedurës joligjore, me shkelje të ashpër të dispozitave juridike, vetë e miraton marrëveshjen me Greqinë që në thelbin e saj është kundër kushtetues dhe në kundërshtim me interesat shtetërore dhe kombëtare” citohet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Sipas kësaj partie, ajo që orientohet ndaj keqpërdorimit të ashpër të dispozitave, keqpërdorimit të flamurit evropian vetëm që të sillet kjo marrëveshje e dëmshme, është tregues i qartë se pushteti, shumica parlamentare dhe kryeministri Zaev janë të vetëdijshëm për dëmin e tij dhe destruktivitetin, por edhe krahas asaj duan ta sjellin këtë marrëveshje.

“Pikërisht për këtë VMRO-DPMNE nuk do të jetë pjesëmarrës në kapitullimin, në shkeljen e procedurave, përkundrazi ne ashpër i kundërshtojmë në të gjithë këtë”, citohet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së .

Sipas VMRO-DPMNE për këto arsye partia dhe grupi i deputetëve vendosën të mos marrin pjesë në seancën e sotme ku sillet marrëveshja joligjore dhe jo kushtetuese e cila paraqet degradim të qytetarëve të Maqedonisë dhe është në kundërshtim me interesat më të larta shtetërore dhe kombëtare.

“VMRO-DPMNE nuk do të jetë pjesëmarrës dhe janë kundër aktit me të cilin parashikohet ndryshimi i Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues. Akt me të cilin përcaktohet fshirja e fjalës Maqedonia, preket në thelbin e identitetit dhe bëhet gjymtim i përhershëm i simboleve shtetërore të shtetit dhe identitetit të popullit të Maqedonisë. Kjo nuk është diçka për çka mund të festohet. Kapitulimet gjithkund në botë janë akt i turpshëm”, citohet në njoftim.

VMRO-DPMNE pret që ky akt kundër kushtetues të mos nënshkruhet nga ana e presidentit të shtetit sepse, siç citojnë, detyra e tij e parë është mbrojtja e interesave shtetërore dhe mbrojtja e Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë.

“Paralajmërojmë se shpallja e kësaj marrëveshje pa nënshkrim të presidentit është vepër penale e cila nuk vjetrohet dhe për të cilën përgjigjet. Akti i tillë eventual do të paraqesë vazhdim të praktikës së ashpër të shkeljes së procedurave dhe ligjeve me qëllim të ligjërimit të diçkaje që nuk është ligjore. Drejtësia mund të jetë e ngadalshme por duhet të jeni të vetëdijshëm se për çdo vepër penale dhe shkelje të ligjeve do të përgjigjet” thuhet në njoftim .

“Me marrëveshjet e tilla Maqedonia humb. Dhe nuk guxon të vazhdojë të humb, sepse Maqedonisë i duhen fitore. Republika e Maqedonisë është e kaluara jonë, e tashmja jonë dhe e ardhmja jonë. Marrëveshja e tillë kundër kushtetuese nuk duhet të hyjë në fuqi”, përfundon kumtesa e VMRO-DPMNE-së.

Baby Boo