Sebahate Skenderi zgjidhet si nxënësja e gjeneratës në Medresenë “ Isa Beu “ në Shkup


Sebahate Skenderi është zgjedhur si nxënësja e gjeneratës ose nxënësja më e mirë në gjeneratën e saj në medresenë Isa Beu në Shkup, paralelet e vajzave, shkruan Almakos.

Sebahatja është një nxënëse e shkëlqyeshme, shkurtimisht kjo është biografia e saj:

Sebahate Skenderi ka kryer shkollën fillore në shkollën “Sami Frashri”, 5 vite në fshatin Shishovë dhe 4 vite në fshatin Gllumovë. Pastaj regjistrohet në medresenë “Isa Beu”. Njeh gjuhën angleze dhe turke, ndërsa është e certifikuar nga Instituti Junus Emre si dhe ka diplomë sipas stafit të U.Te Cambrige.

Është duke vijuar mësimin e Kur`anit përmendsh.

Këtë vit ka përfunduar edhe vitin e katërt në medrese me nota të shkëlqyeshme ku nga profesoreshave të paraleleve të vajzave në Shkup si dhe drejtorit të medresesë, në mesin e 50 nxënësve tjera, zgjidhet si nxënësja më e mirë. /Almakos/

Baby Boo