VMRO-DPMNE pyet Carovskën: Sa do të kushtojë digjitalizimi i arsimit?


Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, ka pyetur ministren e Arsimit, Mila Carovska, se sa do të kushtojë digjitalizimi i arsimit. Sipas kësaj partie, në kushte pandemie ku rreth 25,000 fëmijë nuk ndjekin shkollën, megjithëse arsimi fillor dhe i mesëm është ligjërisht i detyrueshëm, Carovska me dixhitalizimin e arsimit i privon fëmijët nga mundësia për zhvillim dhe përparim të barabartë.

“Mila Carovska është e detyruar të përgjigjet: A nuk është ky i ashtuquajturi projekt dixhitalizimi një projekt me vlerë 120 milion euro, para buxhetore dhe a duhet që këto 120 milion euro t’i jepen një kompani nga Kroacia? Carovska duhet të thotë nëse kjo, sipas të gjithëve, një ndërmarrje e paarsyeshme, do të kërkojë angazhimin e shumë organizatave joqeveritare, këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm, të zgjedhur pa kritere të njohura?”,- deklaroi Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.

VMRO-ja opozitare ka kundërshtuar edhe miratimin e ndryshimeve ligjore me flamurin evropian, për të shmangur procedurat e rregullta. Kundër digjitalizimit të librave shkollorë ka dalë edhe opozita shqiptare.

Baby Boo