Bekteshi: Në kafene dhe restorante, vetëm me certifikatë të vaksinimit


Në çdo objekt gastronomik do të ketë person për mbajtjen e rendit që do të kontrollojë mysafirët për certifikata të vaksinimit ku. ndër Covid-19, ndërsa objektet me kapacitete nën 30 persona nuk do të jenë të obliguar të kenë të angazhuar persona për mbajtjen e rendit, këtë e njoftoi fillimisht ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i pyetur për masat e reja që hyjnë në fuqi pas 16 gushtit. Bekteshi tha se aktualisht do të ndërpritet tërësisht aktiviteti i objekteve gastronomike në hapësira të brendshme.

“Çdokush që dëshiron të vizitojë objekte të gastronomisë, qoftë kafene, restorant, llakarte, qoftë jashtë apo brenda, edhe pse për brenda është tërësisht e ndaluar, duhet të kenë certifikatë për vaksinim”, tha mes tjerash ministri Bekteshi.

Baby Boo