VMRO-DPMNE: LSDM-ja nxit ndasi në shoqëri me deklarimet kush është kundër NATO-s apo BE-së


Sot ka reaguar partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE duke thënë se  LSDM-ja dhe Zoran Zaevi përpiqen që përmes manipulimeve t’i gënjejnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë se puna e tyre kriminale është sipas standardeve evropiane”.

“LSDM-ja po nxit ndasi në shoqëri me deklarimet se kush është kundër NATO-s apo BE-së duke e ndërlidhur orientimin perëndimor me përkrahjen e marrëveshjes kapitulluese me Greqinë me cilin Zaevi përpiqet ta fshehë kriminalitetin që po e bën“ ku gjithashtu shtojnë se  Marrëveshja me Greqinë është asgjë më shumë se sa fshirja e Republikës së Maqedonisë, identitetit maqedonas, heqja dorë nga tradita, kultura, historia dhe se marrëveshja me Greqinë do të thotë ndryshim të Kushtetutës, gjuhës dhe heqje dore nga maqedonasit jo vetëm jashtë kufijve por edhe brenda kufijve të Maqedonisë.

Më tej thuhet se marrëveshja e turpshme e Zaevit është kapitullim që nuk ka pranuar asnjë politikan deri tani, dhe se marrëveshje të tillë, sipas VMRO-DPMNE-së  mund të pranojë vetëm politikan i cili nuk ka kapacitet, guxim, fytyrë që t’i mbrojë interesat shtetërore dhe kombëtare.

Baby Boo