VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Spasovskit dhe Boçvarskit për shkak të aksidentit në Bullgari


Korrupsioni sistematik shkaktoi aksidentin me 44 viktima, përgjegjësi dhe dorëheqje të Spasovskit dhe Boçvarsk, kërkoi sot VMRO-DPMNE-ja opozitare. Sipas kësaj partie edhe 3 ditë pas aksidentit nuk dihet se kush ka vdekur e kush ka shpëtuar.

“Spasovski dhe Boçvarski duhet të japin menjëherë dorëheqje, 3 ditë pas aksidentit nuk dihet se kush ka vdekur dhe kush ka shpëtuar. Autobusi i Besa Transit nuk ka pasur dokumentacionin e nevojshëm, ka kaluar në doganë, ka kaluar kontrolle policore, inspektorate dhe ka humbur në komunikacionin ndërkombëtar, jo një herë disa herë dhe as Oliver Spasovski e as Boçvarski nuk gjejnë faje tek vetja”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

“Autobusi mesa duket nuk kishte pajisjet e nevojshme për shpëtim në rast aksidenti, ku përfshihen çekiçë të zakonshëm për thyerjen e xhamave, apo aparate kundër zjarrit. Tre ditë pas aksidentit, shteti nuk ka të dhëna se kush ka humbur jetën, sa persona kanë qenë në autobus, sa janë shpëtuar. Familjet e viktimave dhe publiku janë lënë në hamendjen e mediave. Gjithçka që duhej bërë ishte të kërkohej nga kompania një listë e personave që hipën në Maqedoni, sa prej tyre u kthyen dhe cilët ishin në cilin autobus. Ky operacion i thjeshtë i qeverisë zgjat tre ditë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Baby Boo