Prokuroria: Raportime për blerje votash në Fush Topanë dhe Shuto Orizarë


Në Prokurorinë Themelore Publike janë paraqitur parregullsi gjatë procesit të sotëm zgjedhor. Një nga rastet e paraqitura ka të bëjë me dy persona të cilët me motoçikleta po blejnë vota në zonën e Fushë Tophanës dhe Shuto Orizares.

Prokuroria i ka dhënë udhëzime SPB-së Shkup që të kontrollojë raste ku pretendohet se ka parregullsi, të bëjë verifikimin e personave që u është ofruar blerja e votës si dhe të identifikohen kryerësit eventual të veprës penale “ blerje e votës gjatë zgjedhjeve dhe votimit”, që parashihet në nenin 162 të Kodit Penal.

Një tjetër rast i paraqitur është ngjitja e fletushkave të një kandidati për kryetarë komune pranë shkollës “Koço Racin”. Ndërkohë sot në orën 9:04 paradite, Shtabi Operacional ka marrë një njoftim nga Ambasada Amerikane, duke informuar se një person nga një parti politike, një ditë më parë, u është drejtuar duke thënë se 83 persona të cilët janë dë*nuar në mënyrë të përsëritur për vepra penale që janë në liri, kanë marrë ar*më zj*arri për të penguar procesin zgjedhor.

Më tej thuhet edhe se një person tjetër – një autor i njohur i veprave penale posedon ar*më dhe se ditën e zgjedhjeve ai do të kryejë vepra penale me të cilat do të rre*zikojnë jetën e qytetarëve – anëtarë të një partie politike. Të gjitha rastet po verifikohen nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Baby Boo