VMRO: Bujar Osmani i dhuroi 1.8 milionë euro donatorit të BDI-së


Krimet e BDI-së nuk kanë fund, akuzojnë nga VMRO-DPMNE, duke akuzuar ministrin Bujar Osmani se ka dhuruar, sipas tyre, 1.8 milionë euro për donatorin më të madh të partisë.

“Bujar Osmani përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme do t’i paguajë Eurovia LLC, që është edhe donator më i madh i BDI-së, 1.8 milionë euro para të qytetarëve për përshtatjen e Qendrës sportive ‘Boris Trajkovski’ për konferencën e Këshillit Ministror të OSBE-së. E njëjta kompani Eurovia, e cila është në pronësi të Elmedin Ademit, nipit të ish-ministrit të BDI-së, Abdulaqim Ademi, ka marrë dy milionë euro për ndërtimin e stacionit të ri policor në Aerodrom, si dhe për tenderin për rindërtimin dhe shndërrimin e ambienteve për Universitetin “Nënë Tereza”. Pronar i Eurovia LLC është kompania “Eurovia Holding”, në të cilën përveç Elmedinit, pronar është edhe Eldin Ademi, personi kryesor në degën e BDI-së në Jegunovcë”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

BDI-ja, sipas VMRO-së, ka pranuar 2.5 milionë denarë donacion nga Elmedin Ademi, që është trefish mbi limitin ligjor për donacion nga personi fizik, dhe në të njëjtën kohë Eurovia si person juridik ka dhuruar 1.8 milionë denarë në vitin 2022.

“Ky është një shembull klasik se sa BDI-ja është e përfshirë në krime dhe vjedhje të parave të qytetarëve, me qëllim të pasurimit personal. Përgjegjësi do të ketë, për të qenë të sigurt, kushdo që ka kryer një krim do të dalë para drejtësisë”, përfundon reagimi i VMRO-së.

Baby Boo