Vlora Çitaku publikon në facebook mesazhe kërcënuese nga serbët

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka marrë një sërë kërcënimesh nga disa serbë.

Diplomatja kosovare i ka publikuar të njëjtat në profilin e saj në “Facebook” duke thënë se nuk frikësohet aspak prej tyre.

“… mesazhet e urrejtjes nga fqinjët tanë të veriut. Sigurisht, unë nuk po i publikoj sepse kam frikë, por po i publikoj sepse janë qesharake. Shikoni disa mos tra,  shijoje fundjavën”, ka shkruar Çitaku.

Baby Boo

Ndryshe, ambasadorja jonë në SHBA qe një kohë të gjatë është duke përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit.