Pas 2 viteve Arbeni u gjet i vdekur!Trupi ishte hedhur në ujerat e Lumit Lepenec, në lagjen Bardovcë


Pas dy vite kërkim për të zhdukurin 35 vjeçar Arben Asllani nga Shkupi, trupi i tij i pajetë u gjet në ujërat e Lumit të Lepenecit, në lagjen Bardovcë të komunës së Çuçer Sandevës. Babai i tij Bekir Asllani thotë se trupi i pajetë është gjetur nga një banor lokal i cili ka njoftuar policinë. Asllani ndjehet i zhgënjyer nga institucionet të cilët sipas tij nuk ndërmorën masa për të gjetur se kush e ka marrë djalin e tij.

“Është gjetur me një kanall, trupi pjesërisht është prishur. Besim në institucione nuk kam por do të pres deri sa te del rezultati i obduksionit. Kanë mundur të hulumtojnë që sa kohë por ose s’kanë dashur ose s’kanë mundur ose aq kanë pasur mundësi ose dikush e ka ndërprerë që të mos hulumtohet”, deklaroi babai i Arbenit, Bekir Asllani.

Baby Boo