Vllatko Gjorçev ne gjykatë: Ja kam shkruar grupin e gjakut Zijadin Selës mbi bluzën e tij


Deputeti Vlatko Gjorçev sot ka dëshmuar në gjykatën penale në Shkup për tentativën e vrasjes së deputetit Zijadin Sela gjatë incidenteve të 27 prillit. Ai dëshmoi se kur u përpoq të hynte në press sallën e e Kuvendit, ata u penguan nga një turmë njerëzish. Pastaj dëgjoi një të shtënë, pas së cilës, siç tha ai, tensioni u rrit.

“Kur pashë deputetët e dëmtuar, vendosa të qëndroj para tyre dhe t’i mbroja. Kuptova se nuk do të isha në gjendje t’i mbroja vetë, dhe fillova t’i thërrisja njerëzit për të mbrojtur deputetët, “tha Gjorcev. Deputeti i VMRO-DPMNE sqaroi se ai kërkoi ndihmë nga ish-deputetët Aleksandar Florevski dhe Vele Gorgievski. Pastaj takuan Antonio Filevski, si dhe gazetarët Goran Trenovski dhe Branko Gorgievski”. Gjorçev theksoi se në mbrojtje i ka ardhur edhe i pandehuri Aleksandar Janevski Tosha, transmeton Pa Censurë

Deputeti Gjorçev sqaroi se nga zyra e katit të tretë deputetin Zijadin Sela e dërgoi në klubin parlamentar. Atje ai komunikonte me Selën, por sqaroi se Sela shumë rëndë fliste. Ai tha se e pyeti Selën se çfarë grupi gjaku është, pasi i tregoi, Gjorçev shkroi me një stilolaps mbi bluzën e Selës grupin e gjakut që të mos humbiste kohë në spital./Pa Censurë

Baby Boo