“Vjosa Osmani ka thënë që Albin Kurti ka qenë i pavëmendshëm” – Arben Gashi shpalos prapaskenat e mbledhjeve të LDK-së


Arben Gashi, shef i grupit parlamentar të LDK-së, ka treguar se si është shprehur kryeparlamentarja Vjosa Osmani, në mbledhjet e LDK-së dhe në mbledhjet e grupit parlamentar të kësaj partie, shkruan Gazeta Insajderi.

Gashi, ka thënë se Osmani ka pas rezervat e veta dhe se këto rezerva kanë pas të bëjnë me pandeminë.

Ndërsa ka theksuar se edhe ajo ka menduar që veprimet e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, kanë qenë të pavëmendshme.

“Osmani ka shpreh rezervat e veta dhe rezervat e saj kane pas të bëjnë me pandeminë. Ka thënë po ashtu edhe në mbledhje të grupit dhe kryesisë që veprimet e Kurtit kanë qenë të pavëmendshme. Problemet që i ka pas i ka pasur me kohën, dhe me atë se çka do te ndodhë pastaj. Normal me pas dilema e pyetje, dhe Osmani ka shpreh votën e vet në grup parlamentar dhe në seancë, po ashtu edhe Haxhi Abdyli”, ka thënë Gashi.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, po ashtu ka folur se a është rrezik të ndahet kjo pari, pasi që, përveç Osmanit, edhe disa deputet të tjerë kanë votuar kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, mocion ky që ishte thirrur nga po kjo parti.

“ Nuk besoj, s’ka brum për mu nda, per çka. S’kem nevojë na mu nda per Albin Kurtin”, u shpreh Gashi.

Baby Boo