Hoxha komenton kapjen e drogës në Krushopek


Gazetari i Abc News, Artan Hoxha ka komentuar aksionin e djeshëm në Krushopek, ku u sekuestrua një sasi rekord prej 1.3 ton ko kaine.

Kamioni më lëndën na rkotike kaloi përmes Shqipërisë dhe një gjë të tillë e konfirmoi dje për Abc News edhe kreu i SPAK, Arben Kraja duke theksuar se kamioni ka qenë nën vëzhgim.

Ndërkaq, sipas gazetarit ajo që u mundua të shitej si meritë e Policisë shqiptare se ka marrë pjesë në aksion tregoi se: “Kamioni me 1.3 ton ko kainë u prit me “nderime” në Shkoder dhe u përcoll me “respekte” në Pogradec”.

Komenti i plotë

Kamioni me 1.3 ton ko kaine u prit me “nderime” ne Shkoder dhe u percoll me “respekte” ne Pogradec….

Nje lajm i bujshem u publikua ne media gjate oreve te pasdites per kapjen rekord te 1.3 toneve ko kaine ne nje magazine frutash ne fshatin Krushopek te Sarajit.

Pavarsisht tentatives per ti veshur merita policise sone, per pjesemarrjen e saj ne nje operacion nderkombetar kunder nar kotrafikut, te organizuar kryesisht nga agjensite antidr oge te SHBA dhe Italise, e vetmja gje qe te mbetet ne mendje eshte fakti se:

Kamioni me 1.3 tone ko kaine, u prit me “nderime” ne doganen e Hanit te Hotit ne Shkoder, dhe u percoll me “respekte” ne doganen e Qafe Thanes ne Pogradec, per tu arr estuar pastaj dy shofere dhe nje magazinier ne nje fshat te Maqedonise se Veriut!

A nuk ngjan pak si historia e kontenierit me 613 kg ko kaine te kapur ne Maminas, ku u arr estuan vetem dy shofera dhe nje hamall magazine bananesh?

Baby Boo