Vjollca Ademi i reagon Ilire Dautit: BDI avancoi gruan, rrituni, dilni nga puberteti politik!


Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi.

Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet që ka pasur me partitë e ndryshme dhe të cilat janë prishur.

“Ndaloni pak dhe shikoni. Shihni gabimet e juaja tek ju. LRPDSh, Uniteti, RDK, Besa dhe Alternativa – të gjithë ranë bashkë me ju dhe ju e gjetët veten me Levicën. Kur ishte më mirë për ju? Kur ishit në pushtet apo tani që jeni në koalicion me Apasievin që nuk ju lejon të flisni shqip nga kjo foltore?”, tha Ademi në foltoren kuvendore, transmeton TV21.

Kritikoi edhe për akuzat se BDI nuk avancon gruan e arsimuar.

Ademi tha se BDI ishte partia e vetme që kandidoi grua për kryetare të komunës.

“Brenda, në shtëpinë e madhe të BDI-së veprojmë që t’i kemi kuadrot më të mira në vendet e dëshiruara. BDI gjithmonë punon në përmirësimin e pozitës së gruas ku për këto vjet kemi pasur femra në poste ministrore, zëvendësministre, deputete. Është partia e vetme që kandidoi grua për kryetare të komunës. Duke falënderuar këtë angazhim, gruaja sot punon në të gjitha fushat – ekonomi, shëndetësi të cilat mundësojnë jetë më të mirë për të gjitha gratë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Duhet të kuptoni – erdhi koha të rriteni dhe të dilni nga puberteti politik”, tha ajo./TV21

Baby Boo