Grubi bashkë me Besimin, Osmanin, Bekteshin, Shaqirin dhe Rustemin pritën sot përfaqësuesit e kompanisë Bechtel: “Korridori 8 bëhet realitet”


Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, bashkë me ministrin e Financave, z. Fatmir Besimi, ministrin e Jashtëm, z. Bujar Osmani, atë të ekonomisë, z. Kreshik Bekteshi, ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, z. Jeton Shaqiri dhe drejtorin e Ndërmarrje publike për rrugë shtetërore, z. Ejup Rustemi kanë takuar përfaqësuesit më të lartë të kompanisë amerikane Bechtel Enka të cilët tashmë nga Qeveria janë angazhuar për ndërtimin e Korridorit 8-të dhe 10D.

Grubi para të pranishmëve ka thënë se si një projekt madhor korridori 8 dhe 10D përfshinë drejtë për drejtë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe ka ndikim në ekonominë e vendit.
Sipas zëvendëskryeministrit të parë, z. Artan Grubi korridori 8-të përfaqëson një mundësi të mirë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, qoftë nga pikëpamja politike pasi që ai do të bëjë të mundur që vendi të marrë peshë të re gjeopolitike si një urë lidhëse mes vendeve të Ballkanit.

Grubi gjatë takimit me përfaqësuesit e lartë të kompanisë Bechtel Enka ka thënë se korridori 8, është një nga dhjetë korridoret trans-evropiane të cilat do të lehtësojnë shkëmbimin e mallrave dhe njerëzve midis vendeve të Bashkimit Evropian, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore.

Me ndërtimin e Korridorit 8, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga Qafë Thana e deri në Bllacë me Republikën e Kosovës apo edhe me kufijtë tjerë do të mund të lëvizin nëpër një autostradë moderne, kurse njëherësh po dëshmohet se e ardhmja ekonomike që ofron Korridori 8-të si një pejzash i ri që po shfaqet në Ballkan, do të dëshmojë se historia më e re e Evropës Juglindore do të kalojë përmes Shkupit.

Baby Boo