Vjen reagimi nga Serbia pasi që u vendos baneri “Liria ka emër” në Graçanicë


Një baner i madh për UÇK-në e vendosur në Graçanicë të Kosovës, qytetezë e banuar nga pakica serbe ka sjellë reagimin e ash*për të Beogradit.
Televizioni shtetëror Serb RTS e cilëson banerin si “provokacje”. Baneri që ka si gravurë portretin e Adem Jasharit ka të shkruar edhe slloganin “Liria ka emër: UÇK”.

Sipas RTS, serbët që jetojnë në Graçanci janë të shqetësuar dhe e perceptojnë billbordin si një provokim dhe presion të drejtpërdrejtë para fillimit të procedurave gjyqësore kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së.
Me këtë rast, drejtori i Zyrës së Kosovës në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, deklaroi se ai baner është “kërc*ënim i hapur për sigurinë e serbëve në pjesën qendrore të Kosovës dhe provokim që tregon se shqiptarët janë ende larg distancimit të sinqertë nga kr*imet e kryera në emër të tyre”.

Baby Boo