Përfundoi në koma pasi u hodh të kapte kryqin, historia e trishtë e familjes së të riut (VIDEO)


Një i ri grek përfundoi në koma pasi u hodh dje për të kapur kryqin në Amarynthos. I riu u përplas në njërin prej gurëve që gjendeshin nën ujë duke dëmtuar shtyllën kurrizore. Mjekët janë duke ndjekur gjendjen e tij, por japin pak shpresë për të.

Mediat greke zbulojnë detaje nga familja e të riut fatkeq dhe duket se pas veprimit të tij fshihet një histori mjaft e trishtë.

Mësohet se ai kishte shkuar dje bashkë me babain në vendin ku do të hidhej kryqi me qëllim kapjen e tij dhe më pas lutjen për të shpëtuar një të afërm që vuante nga leuçemia.

Gjatë ditës së djeshme u publikuan pamjet e momentit kur 30-vjeçari hidhet nga një lartësi bashkë me disa të tjerë. Në video shihet teksa nxirret nga uji nga të rinjtë e tjerë, pasi humb ndjenjat.

https://www.youtube.com/watch?v=4gwL4kZsm8g&feature=emb_title

Baby Boo