Vjen akuza e FORTË për gazetarin Artan Hoxha


Anëtarë të familjes Bajri të konsideruar si një ndër bandat mafioze që kanë sunduar në qytetin e Shkodrës, me aktivitet kriminal edhe në Evropë, u vunë në pranga disa ditë më parë nga policia, por gazetari investigativ Artan Hoxha në një intervistë televizive tha se rivalë të kësaj familje janë më të fuqishëm.

Këshilltari i “Mendimi Djathtë Liberal” në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, Mustafa Lici i ka kthyer përgjigje akuzave të gazetarit Artan Hoxha që shënjestroi familjen Lici si rivale të Bajrave. Mustaf Lici deklaron se gazetari Hoxha është pjesë e bandës Bajri.

Lici shprehet se familja e tij ka marrëdhënieve të shkëlqyera me 6 të vrarët në Shkodër dhe se familja Bajri nuk ka patur rival në Shkodër sepse ata nuk kane asnjë person të vrarë.

Lici thotë se gazetari Artan hoxha e ka shfaqur në një intervistë Safet Bajrin, nga një kriminel si si një peshkatar të thjeshtë.

Lici i ben thirrje prokurorisë që të zbardhë tablatet e gazetarit Hoxha. “Një dite ky person qe jeton me paratë e krimit do të dënohet, thotë Lici.

“Ky person i inkriminuar, ka ringjallur dhe tension që të ringjall konflikte mes dy fiseve në Shkodrës. Gazetari i krimit, ka vendosur që të rrisë fëmijët me lekët e krimit dhe lekë harram. Nuk mundet që 6 vrasjet e Shkodrës ti trajtojë si vrasje bandash. Nuk mundet Artan Hoxha t”ua hup çokun shkodranëve. Ai më krahason mua më një magjyp, me një kriminel ordiner, si Safet Bajri. Nuk mundet ai të mbrojë familjen Bajri, ata nuk kanë pasur asnjë rival, se nuk u ka vrarë njëri në familje. Ato familje e dinë shumë mirë se kush i ka vrarë”, tha Mustafa Lici.

Baby Boo