Ledri Vula publikon këngën e re “Don Mo”


Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Don mo” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.
Kënga është produkt i producentit Big Bang, gjersa incizimi është kryer në studion RedBox Entertainment.
Ndërkohë për tekstin, ashtu si në çdo këngë të tij, është kujdesur vet Ledri.

“Don mo” është vizualizuar edhe me klip, në të cilin protagoniste është një personazh jo i panjohur për publikun.
Bëhet fjalë për modelen e njohur shqiptare Morena Taraku ,e cila vjen me një paraqitje mjaft atraktive dhe provokuese në klipin e reperit Vula.

Baby Boo