Vjedhje si në filma në Tetovë: Hajni i futet në shtëpi kur ka qenë ajo në oborr, ia nxjerr pistoletën e tmerron dhe ikë


Zyrtarët policor nga SPB Tetova e kanë arrestuar J.Q.(19) nga fshati Nerashtë për shkak të kryerjes së një vjedhje gjatë ditës së djeshme, transmeton Almakos.

Dje rreth orës 06.30 në fshati Otushishte-Tetovë, në shtëpinë e V.Gj.(69) ai ka kryer një vjedhje ku është futur përmes derës së pambyllur dhe ka kërkuar në hapësirat e katit të parë.

Në atë kohë, V.Gj.(69) ka qenë në oborrin e shtëpisë dhe në momentin kur ka tentuar të futet brenda ka hetuar se dera ka qenë e hapur dhe ka dëgjuar zëra në kat. Ka hipur lart ku e ka parë hajnin i cili ia ka drejtuar pistoletën dhe pastaj ka ikur.

Nga ana e zyrtarëve policor në fshatin Nerasht është gjetur hajni, është vërtetuar identiteti i tij, bëhet fjalë për J.Q.(19) nga fshati Nerasht.

Te J.Q. është gjetur edhe pistoleta shkollore e markës “MD 92FS Bloubek”.

Pas dokumentimit të rastit do të ngritet padi penale./Almakos/

Baby Boo