Vjosa Osmani për aksidentin në Bullgari: “Ndajmë dhimbjen me familjet e vik*timave dhe lutemi për të mbijetuarit”


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjarët e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Bullgari.
“E trishtuar nga lajmi tragjik për përfshirjen nga flakët të një autobusi udhëtarësh nga Maqedonia e Veriut, në afërsi të Sofjes, në të cilin humbën jetën së paku 46 persona. Në këtë moment pikëllimi të thellë, ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe lutemi për të mbijetuarit”.

Osmani mes tjerash u shpreh ngushëllime edhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut edhe atyre të Bullgarisë, teka ka rikujtuar edhe aksidentin që ndodhi muaj më parë në Kroaci ku vdiqën 10 kosovarë.
“U shprehim ngushëllime popullit dhe autoriteteve të fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut, prej nga vinin shumica e udhëtarëve, si dhe atyre të Bullgarisë, në tokën e të cilëve ndodhi tragjedia”.

“Republika e Kosovës vetëm pak kohë më parë e përjetoi një tragjedi të tillë dhe i di mirë përmasat e dhimbjeve të tilla, por edhe nevojën për të reaguar shpejt, prandaj do t’u qëndrojmë afër miqve tanë në këto momente të vështira për ta”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Baby Boo