Vjedhje si në filma në Mal të Zi: Hapen një tunel dhe vodhën mbi 200 syze dielli


Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur në Podgoricë kur një dyqan optik është grabitur gjatë natës duke hapur një tunel nga lokali fqinj.

Në foton e publikuar në faqen e optikës shihet qartë hapësira nëpër të cilën kanë kaluar grabitësit dhe me atë rast kanë marrë mbi 200 copë syze dielli.

Kujdes, mbroni bizneset dhe dyqanet, shkruan ata.

Kjo u kujtoi shumë njerëzve nga Podgorica tunelin e gërmuar së fundmi në ndërtesën e Gjykatës, gjithashtu në kryeqytetin e Malit të Zi.

– Po të mos ishte qesharake, do të ishte e trishtueshme. Ndoshta hajdutët kanë përdorur taktikën dhe kanë gjetur frymëzim për grabitjen e tyre. Do të ishte më e lehtë për ta të punonin dhe të fitonin para sesa të hapnin atë tunel, thotë Bojan P. nga Podgorica.

Për gjithë rastin janë njoftuar institucionet kompetente, ndërsa autorët janë duke u kërkuar.

Baby Boo