Drejtori i bu*rgut të Shutkës e quan pr*esion kërkesën për fundjavë të lirë për dy të dë*nuar në “Lagjen e Trimave” (VIDEO)


Drejtori i burgut të Shutkës është ankuar se po ndjen pr*esion nga familjarët e të bu*rgosurve, mediat dhe avokati i popullit, lidhur me kërkesën e Arsim Bajramit dhe Musadik Pajazitit, për shfrytëzimin e fundjavës së lirë. Kërkesën që kishte drejtuar Avokati i Popullit tek institucioni ndëshkues-përmirsues në Shutkë, që ta argumentoj atë që nuk po u mundëson këtyre dy të dë*nuarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e fundjavës së lirë, drejtori përveç që po e ndjen si pr*esion, ai thotë se kjo mund të ndikojë në marrjen e vendimit.

Naser Ziberi, Avokat i Popullit
“Drejtori i bu*rgut ankohet se gjoja avokati i popullit i bënë presion, njejtë sikur e ndjen presion edhe reagimin e familjarëve, mediave dhe sektorit civil dhe në këtë drejtim ai na informon se i është drejtuar drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve dhe institucioneve tjera që merren me vlerësimin e sigurisë sepse në raportin e vet ai pretendon se mund të ketë rre*zik eventualisht për ikje apo për sjellje e cila mund ta rre*zikoj masin e jashtë bu*rgut”.

Më tej Avokati i Popullit Naser Ziberi njofton se në letrën e tij drejtori asryetohet se kjo kërkesë nuk ka të bëj me një të drejtë që garantohet me automatizëm, por thotë se është vetëm një lehtësim. Mirëpo, Ziberi kujton se vetë edukatori i këtyre dy personave ka dhënë mendim pozitiv, sa i përket procesit të risocializimit.

Naser Ziberi, Avokat i Popullit
“Ai arsyetohet se së pari kjo nuk është e drejtë e garantuar me automatizëm, por është një lehtësim që është fakt se ligji nuk flet për të drejtë por flet për lehtësim dhe se ky lehtësim jepet për ta motivuar personin e bu*rgosur që të jetë më kooperativ, më bashkëpunues, me sjellje më të mirë dhe më kontribues në realizimin e programit për resocializim. Por, me qenëse edukatori i cili është përgjegjës për realizimine atij programi ka dhënë rekomandim për shfrytëzimin e këtij lehtësimi d.t.th. se edukatori i ka pasë parasysh plotësimin e këtyre kritereve”.

Ombudsmani, bu*rgut të Shutkës më 1 prill i ka bërë një kërkesë plotësuese dhe e ka sqaruar drejtorin e bu*rgut se ata nuk kanë për qëllim t’i bëjnë pr*esion, përkundrazi thonë se konfrom Kushtetutës dhe Ligjit për Avokatin e Popullit, ëshë detyrë e tij që të kujdeset për realziimin e të drejtave të bu*rgosurve. Poashtu i kanë rikujtuar se në afatin e paraparë me ligj t’a informoj Avokatin e Popullit se çfarë përgjigje do të marin nga Drejtoria për Zabtimin e Sanksioneve dhe institucione e tjera.
Arsim Bajrami Musadik Pajaziti janë të dë*nuar me nga 13 dhe 12 vite bu*rg, për logjistik në rastin “Lagja e Trimave”.

Baby Boo