Vjedhje si në filma në Kumanovë – Nën kërcënimin e armës grabiten paratë nga vetura e një pronari të këmbimorës


Sonte në Kumanovë, derisa pronari i një këmbimore ishte duke vozitur pasatin e tij, e ka goditur një Range Rove me targa të Shkupit me katër persona të panjohur, mëson jozyrtarisht Centar.mk nga burime policore.

Më pas njëri nga personat me armë ka qëlluar disa plumba, ndërsa personat e tjerë kanë marrë një çantë me një sasi të madhe parash dhe i kanë vënë flakën Range Roverit dhe janë larguar me një automjet tjetër të panjohur.

Baby Boo