Hasani: “BDI ka rritje në Gostivar kurse ASH rënie prej 2 mijë votash”


Bashkim Hasani nga BDI ka falenderuar votuesit e Gostivarit dhe ka bërë thirje që qytetarët të mbështesin fitoren për një Gostivar të gjelbëruar dhe modern në rrethin e dytë!
“Faleminderit
Hapi i parë për një Gostivar më të mirë u realizua- faleminderit për 8.296 qytetarët që votuan BDI-në për këshillin komunal.

Për BDI kjo domethën një rritje prej gati 1,500 vota në krahasim me zgjedhjet parlamentare 2020 përderisa Taravari dhe Aleanca humb 2 mijë vota – një shenjë shumë e qartë se qytetarët e Gostivarit duan ndryshim!
Bashkohu ekipit tonë për ndryshim dhe mbështeteni fitoren për një Gostivar të gjelbëruar dhe modern në rrethin e dytë!”, ka shkruar Hasani.

Baby Boo