Vjedhje e rëndë, Arestohet grupi shqiptar me 50 kg bizhuteri ari


Grupi i 4 grabitësve shqiptarë, kryesisht i sendeve me vlërë, që u kap me rreth 50 kg bizhuteri dhe sende të çmuara, pas dënimit do të dëbohet nga Franca.
Grupi drejtohej nga një shqiptar, i cili kishte shkelur vendimin e përsëritur të ndalimit për të qëndruar në shtetin francez.
Grupi dyshohet të ketë kryer më shumë se 400 grabitje në Francë, ndërsa aksioni për kapjen e tyre u ndërmor nga policia e Versajës.

Katër vetë janë burgosur. Klienti si dhe një argjendar belg me qendër në Antëerp dyshohet se kishin shkrirë arin e vjedhur në Francë. Edhe ata u arrestuan dhe u burgosën po ashtu në Belgjikë.
Në mars të vitit 2019, hetuesit e Versajës vunë re një rritje të vjedhjeve në disa zona. Vjedhjet bëhen sistematikisht në kohën kur bie nata dhe pronarët pas punës kanë dalë e nuk janë kthyer ende në shtëpi.
Pas hetimeve një shqiptar rreth të 50-ve, i arrestuar në vitin 2012 për vjedhje, ndihmoi policinë për të identifikuar “kolegët” e tij.

Nga pamjet filmike, hajdutët synonin vetëm para dhe bizhuteri, veçanërisht ari dhe diamanti. Nga hetimi rezultoi se shqiptari, kreu i grupit të grabitësve, udhëtonte shpesh për në Antëerp, Belgjikë, për të shkrirë çdo herë të paktën një kilogram ar (përafërsisht 45,000 euro).
Më 5 shkurt 2020, hetuesit francezë mësuan se ishte planifikuar një udhëtim i ri i tij në Belgjikë: 50 policë belgë dhe njëqind francezë ndërmorën veprime konkrete. Në Paris dhe Seine-et-Marne, arrestohet kreu i grupit, si dhe katër shqiptarë.
Atyre iu zbuluan më shumë se 50 kilogram bizhuteri ari si dhe 11,000 euro para “cash’. Në Belgjikë, klienti dhe argjendaria janë kapur, po ashtu si të përfshirë me ngjarjet.

Baby Boo