Dje në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” publikuam momentet e lumturimit të një familje me dy jetimë nga Burreli.
“Ky çelës, hap derën e shtëpisë tënde” Nëna me dy jetimë shpërthen në lot nga surpriza e madhe. Almira jetonte (me vajzën 5 vjeçe e djalin 2 vjeçar) në kushte jashtëzakonisht të vështira. I shoqi i Almirës humbi jetën si pasojë e një infarkti në zemër, teksa ishte në kurbet për të siguruar të ardhura për fëmijët.
Tashmë fëmijët e Almira jetojnë në një banesë të re. Elvis Naçi shpjegoi në emision se shtëpia për familjen nga Burreli, u bë e mundur falë një bamirësi zemërbardhë.
“Kjo shtëpi ka një donator ose dhurues specifik. Dhuruesi quhet Jumni Selmani, i cili është nga Tetova. Ai na la amanet që të gjejmë e dhurojmë për një familje me jetimë. Një gjë e bukur, pra një familje e Tetovës që bëhet sebep për një shtëpi të re për një familje në Burrel. Ne e kemi thënë gjithmonë, të ndarë në troje, në zemër një.”-shpjegoi Elvisi.