Vjedhësi i farmacisë në Çair ende në arrati


Një javë pas vjedhjes së barnatores në Çair, si pasojë e së cilës, nga sulmi në zemër, disa orë më pas ndërroj jetë edhe pronari 40 vjeçar i saj, ende nuk ka asnjë person të arrestuar. Nga MPB për Alsat thonë se “Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup po i ndërmerr masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit. Ka person të dyshuar dhe ndërmerren të gjitha veprimet e domosdoshme”. Nga policia thonë se nuk mund të japin më shumë detaje me qëllim të mos dëmtohen hetimet.

Baby Boo