Ulet numri i nxënësve në shkollat e malësisë së Tetovës


Këtë vit numri i nxënësve të regjistruar në klasë të parë në Tetovë, është 60 më pak se vitin qe lamë pas. Situata më e vështir është për fshatrat e thella të malësisë, ku numri i nxënësve ka ulje drastike e shkollat rrezikojnë të mbyllen. Kreu i Tetovës, Bilall Kasami, pret që regjistrimi të vazhdojë edhe këto ditë para viti të ri shkollor e sa i përket shkollave në zonat e thella, siguron se mësuesit e tyre do të transferohen në shkolla të tjera.

“Vazhdon regjistrimi i nxënësve, ka disa familje ose prindër që janë ende në pushime, diku ulja e nxënësve krahasuar me vitin paraprak është një qind nxënës më pakë në klasë të parë. Në fshatrat e Malësisë është mungesa e nxënësve është problemi me kushtet. Nuk do të ketë lëshim nga puna. Ato kuadro që janë me vendime do t’i shpërndajmë nëpër klasa dhe shkolla të tjera dhe çdo kusht që ka pasur angazhim do të jete i angazhuar.”,- tha kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Situata e njëjtë dhe me kushte të vështira edhe pas 20 vitesh premtimesh vazhdon të jetë në shkollën fillore Rilindja në fshatin Sellcë. Kasami kërkoi më shume bashkëpunim me MASH-in me qëllim të rritjes së investimeve.

“Ministri duhet të vij në komunë e Tetovës të komunikojë, të ndajmë përgjegjësit ashtu siç i ndajmë ingerencat, të ulemi të flasim për investimet që duhet të bëhen dhe deri më sot ne nuk kemi pasur as një kërkesë nga ministria sa i përket shkollës në fshatin Sellcë.”,- theksoi Kasami. Në Tetovë sot u hapën dyert e 5 shkollave të mesme dhe 12 shkollave fillore. E vetmja shkolle pas shume vitesh nuk ka as një nxënës në klasë të parë është shkolla periferike Besa në fshatin Bozofcë.

Baby Boo