Viti i ri shkollor në Tetovë, me probleme të vjetra


Viti i ri shkollor me probleme të vjetra në qytetin e Tetovës. Transporti i nxënësve të kësaj komune mbetet peng i borxhit që ka komuna në fjalë ndaj transportuesve. Nga sektori për arsim i komunës së Tetovës pranojnë se ka borxh, por nuk tregojnë shumën.

 Sa është ky borxh dhe sa është zvogëluar?

Procesi domethënë është dinamik dhe nga muaj në muaj ndryshon- përgjigjet Ahmed Qazimi. Përgjegjës i arsimit në komunën  e Tetovës

 A keni të dhëna si sektor për arsim për sa është ulur dhe sa është mbetja e borxhit?

Përgjegjës për arsim në kom e Tetovës- thotë ai.

Domethënë për ne është e rëndësishme që nuk është krijuar borxh i ri”.

Megjithatë problemi me transportin nuk është problem i vetëm për Komunën e Tetovës në sferën e arsimit. Ndërtimi i shkollës fillore në Reçicë të Vogël dhe në fshatin Sellcë, mbetën premtime të parealizuara.

Në lidhje me shkollën që është në Reçicë të Vogël, nga ana e komunës së Tetovës disa herë janë dhënë deklarata edhe nga ana e kryeministrit është dhënë deklarata dhe nuk kam diçka shtesë çka mund të shtoj- thotë Ahmed Qazimi. 

Absolutisht është e sigurt se do kemi buxhet shtetëror për ta kryer këtë obligim që e kemi ndaj qytetarëve të Reçicës-  tha Teuta Arifi.

Premtime për ndërtimin e Shkollës në Reçicë të Vogël ka pasur edhe nga pushteti ekzekutiv. Vetë kryeministri Zoran Zaev kohë më parë gjatë një vizite në Tetovë premtoi ndërtimin e shkollës në fjale, por edhe sot e kësaj dite, ai premtim nuk u përmbush.

Baby Boo