Arber Çeliku: Në ç’kohë të paturpshme po jetojmë


Del burri botës, anesteziolog i ka thënë vetes, filmon ç’ka nuk duhet të filmojë dhe zgërdhihet si një rrugaç i ndyrë. Çfarë kënaqësie përjeton me dhimbjen e grave të posalindura, pervers pa fund, klithmat e tij pa akorde e dëshmojnë ashiqare këtë. Dhe, nuk ka gjë më të shpifur se sa të zgërdhihesh me hallin e tjetrit. Nuk ka gjë më të keqe se sa të mos turpërohesh nga paturpësia jote. Rrugaç me taban.
Filmon gratë e huaja, se po t’ia filmonte dikush gruan e tij, namin do ta kishte lënë. Do të kishte vra e pre. Hero do ta kishte shpallë veten në çast. Ky është arketipi i shoqërisë sonë, simboli i paturpësisë, mjerimi ynë institucional.
Prandaj dhe njerëzit kanë neveri nga spitalet, më mirë u bie të vdesin se sa të shkojnë të mjekohen. Spitalet tona janë kthyer në stalla kafshësh, madje edhe më keq.
Del ministri i shëndetësisë dhe thotë: “Të ishte i partisë sonë do të kisha reaguar edhe më keq”. Po ç’lidhje ka partia më mjekësinë?! Po pyes, por kot.
Paturpësia na ka kapluar me ka krejt.

Baby Boo