Viti i ri akademik/ Grubi uron sukses studentëve dhe stafit akademik të IBU-së


Zëvendëskryeminstri i parë, Artan Grubi ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të vitit akademik në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik. Grubi ka uruar shumë sukses studentëve dhe punë të mbarë stafit akademik me në krye Rektorin, Prof. Dr. Mehmet Dursun Erdem.

“Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit është i dëshmuar për nga cilësia e programeve studimorе, po kontribuon dukshëm në krijimin e kapaciteteve cilësore kadrovike të vendit bashkë me universitetet tjera dhe ju uroj vazhdimësi progresive të punës mbi parimet e trajtimit të barabartë të çdo studenti, metodologjisë së vlerësimit objektiv dhe meritokracisë”, ka shkruar Grubi.

Baby Boo