RMV, për shkak të vrasjes së kolegut të tyre, mjekët amë të hënën nuk do të punojnë nga ora 12:00 deri në 16:00


Mjekët amë nga shëndetësia private thonë se janë të tmerruar nga rasti ku kolegu i tyre u gjet i vdekur me plagë me thikë në trup në një parking pranë poliklinikës “Hekurana” mbrëmë vonë. Në shenjë revolte, Shoqata e mjekëve privatë amë njoftoi se të hënën nuk do të punojnë nga ora 12:00 deri në orën 16:00.

“Ne jemi të tmerruar nga ky akt i urryer. Bëhet fjalë për kolegun dhe profesionistin tonë që gjithë jetën ia ka kushtuar punës. Ajo që duhet të thotë kjo është se ne duhet të kemi frikë se dikush që nuk është i kënaqur me punën tonë për ndonjë arsye dhe pas orarit të punës mund të hyjë në jetën tonë. Ne do të shprehim revoltën tonë dhe të hënën nga ora 12:00 deri në ora 16:00 nuk do të punojmë”, tha për MIA, kryetarja e Shoqatës së mjekëve privatë të familjes, Lidija Çolakova-Dervishova.

Ajo thotë se është e nevojshme të miratohet një ligj për veprimtarinë mjekësore që do të mbrojë punën e mjekëve.

“Ne jemi vërtet të indinjuar dhe të tmerruar nga ky akt”, thotë Çolakova-Dervishova.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije për agjencinë shtetërore të lajmeve se mjeku që u godit me thikë nuk ishte punonjës i poliklinikës “Hekurana”, por kishte një ordinancë private të lëshuar me koncesion.

Dënim të ashpër për vrasjen e mjekut ka ardhur edhe nga Oda e Mjekëve, nga ku me anë të një njoftimi në rrjetet sociale thonë se ngjarja ka shkaktuar ankth të fortë te komuniteti mjekësor.

Nga aty theksojnë se asnjë lloj dhune në shoqëri nuk duhet toleruar dhe kërkojnë nga institucionet kompetente që urgjentisht të marrin të gjitha masat dhe të përcaktojnë rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe në përputhje me rrethanat të zbulohet dhe sanksionohet autori.

“Humbja e jetës njerëzore është gjithmonë e vështirë, por tragjedia është shumë më e madhe kur bëhet në mënyrë të dhunshme. Humbja e mjekut është humbje edhe për të gjithë sistemin shëndetësor. Oda e Mjekëve shpreh ngushëllimet më të thella për familjen dhe të dashurit dhe mbetet vigjilente për të monitoruar zhvillimin e ngjarjeve dhe për të reaguar në përputhje me rrethanat”, thuhet në njoftimin e Odës së Mjekëve të publikuar në profilin e tyre në Facebook.

Baby Boo