Virusi korona mbyll Kopshtin Zoologjik, autobusët do të qarkullojnë me reduktime


Autobusët e transportit publik nga nesër do të qarkullojnë me orar të reduktuar, identik me orarin që vlen gjatë pushimeve shkollore. Ndërkohë, Kopshti Zoologjik i Shkupit do të mbyllet për shkak të masave kundër virusit korona.

“Orari i reduktuar do të jetë i vlefshëm për dy javët e ardhshme, pra deri në rekomandimet e radhës nga institucionet kompetente. NPQ ‘Shkupi’ apelon tek qytetarët për përdorim racional të transportit publik, dhe njëkohësisht kujtojmë që të gjitha automjetet e NPQ ‘Shkupi’ po i nënshtrohen një trajtimi shtesë me dezinfektues në 10 ditët e fundit ”, thonë nga NPQ “Shkupi”.

Ndërkohë nga ZOO Shkup njoftojnë se Kopshtii Zoologjik në Shkup do të mbetet i mbyllur për deri sa kohë vlejnë masat e Qeverisë.

“Në interes të shëndetit publik dhe pas rekomandimeve nga Komisioni për sëmundje infektive dhe Ministria e Shëndetësisë, ju informojmë se kopshti zoologjik i Shkupit nuk do të jetë i hapur për vizitorët ditëve në vijim, për sa kohë që masat për mbrojtjen kundër koronavirusit vazhdojnë. Ndërkohë, ne do të dezinfektojmë vazhdimisht habitatet e kafshëve në kopsht”, thonë nga ZOO Shkupi./ALSAT

Baby Boo