Virologu gjerman tregon opsionin më të mirë për ta luf*tuar koronavirusin

Edhe pse duket se masat rigoroze janë të pashmangshme, virologu i njohur gjerman Christian Drosten është për një “mini-bllokadë”.
Konsiderohet se tri javë bllokim do të ndihmonin vendin nëse do të vinte deri te një valë e re e COVID-19, që do të rrezikonte edhe sistemin shëndetësorë.
“Me virusin nuk ka marrëveshje. Ky virus thjesht imponon bllokadën kur është në pyetje numri i madh i të sëmurëve”, ka shpjeguar shkencëtari gjerman.

“Po ta kishim shkelur tani pedalin e frenit do të kishim efekt afatgjatë. Por ai veprim do të na dëmtonte për një kohë të gjatë”, ka shtuar ai.
Drosten ka shpjeguar se përparësitë e bllokadës së parakohshme që do të mund të jepnin efekte janë shkollat.
“Të gjithë e dimë se kjo bllokadë do të kufizohej sa i përket kohës. Do të zgjaste tri javë, që është pak më shumë se karantinimi i detyruar. Në këtë rast do të zvogëlohej edhe më shumë kurba”, ka shpjeguar Drosten që beson se është një situatë “win-win”.

Ai beson se mini-bllokada tashmë ekzistojnë në disa pjesë të Britanisë së Madhe dhe janë paraparë të parandalojnë kolapsin e sistemit shëndetësorë. Të njëjtën kohë një mënyrë e tillë e bllokadës nuk do ta rrezikonte apo dëmtonte shumë ekonominë e vendit.
Virologu gjerman këshilloi se duhet bërë testet e shpejta në grupe. Drosten ka shpjeguar se nëse dikush është infektuar në kolektiv, të gjithë në atë zyrë do të duhej t ta bënin testin.
“Në këtë mënyrë brenda 15 minutave do të identifikonim problemin. Do të duhej të izolohej i tërë grupi”, ka shtuar Drosten i cili theksoi se kjo është procedurë më e shpejtë sesa testet PCR që duhet pritur për ditë të tëra.

“Jam i vetëdijshëm që duhet kohë për vendime të tilla në nivel të vendit, e kohë kemi shumë pak”, ka konstatuar për fund Dorsten.
Kujtojmë që Gjermania është dashur sot të merr vendim për masat e reja, e spekulohet se kancelarja gjermane Angela Merkel do propozojë bllokimin që nënkupton mbylljen e objekteve hotelerike dhe masa tjera.