Afrim Gashi në Londër,takim me figura të larta politike


Kryetari i partisë AlternAtivA, Afrim Gashi, këto ditë po qëndron në Londër, ku po realizon takime të rëndësishme.

Me këtë rast ai ka takuar Lordin Howell, që është Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme nga Dhoma e Lordëve. Në këtë takim kryetari Gashi e ka njoftuar Lordin Howell për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut dhe për rolin konstruktiv që ka dhënë AlternAtivA në këtë proces. Në këtë drejtim ai ka kërkuar mbështetje politike edhe për pjesën tjetër të procesit të anëtarësimit në NATO, që e pret Maqedoninë e Veriut.

Meqë bëhet fjalë për një përfaqësues të Partisë Konservatore, kryetari Gashi ka kërkuar nga Lordi Howell që të vendosen ura komunikimi edhe në nivel partiak, për të këmbyer përvoja dhe për t’u mbështetur mes vete si parti të orientimit të përafërt ideologjik.

Lordi Howell, nga ana e tij, ka inkurajuar Gashin për procesin në të cilin gjendet Maqedonia dhe ka shprehur gatishmërinë e tij që të ndihmojë në procesin e anëtarësimit të plotë të vendit në NATO, ndërsa ka theksuar edhe gatishmërinë e bashkëpunimit më të thellë ndërpartiak.

Baby Boo