Vip-in më të madh në Tetovë nuk e lënë të ulet në karriget e VIP kur luan “Shkëndija”


Vokalisti i “Elita 5”, Arif Ziberi ka zbuluar përse nuk i ndjek më ndeshjet e klubit të futbollit “Shkëndija” nga shkallët e stadiumit të Tetovës.
Gjatë një interviste këngëtari i grupit më të njohur shqiptar Elita 5, ka treguar se është tifozë i flaktë i “Shkëndijës”, por ka vendosur që të mos shkojë më në stadium, pasi gjatë një ndeshje sigurimi i kishte pamundësuar të ulet në karriget VIP.

“Jam i tifozë prej vitit 1979 prej kur është themeluar dhe kemi qenë nëpër katunde edhe kur jeta ishte në pyetje kam qenë tifozë, por nuk shkojë më. Unë kam qenë ndjekës i rregullt i “Shkëndijës, kam blerë biletën, jam ulur me njerëzit normal.
Por, në një rast unë e kam blerë biletën dhe jam nisur për në tribunë, te uleset VIP ishte aktori Sopi, edhe më ftoi që të ulem atje.
Pasi ai insistoi unë u nisa drejt ulëseve VIP por kur u afrova, dy persona të sigurimit më thanë: na fal këtu është për VIP-a dhe unë u ndjeva aq keq”, tha Arif Ziberi.

Baby Boo