KSHZ pranoi kërkesa të reja për vëzhgimin e zgjedhjeve


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme në mënyrë unanime i pranoi kërkesat për akreditime për katër vëzhgues në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga Komisioni Qendror Shtetëror i Kosovës.

Anëtarët e KSHZ-së i kanë shqyrtuar dhe nuk i miratuan ankesat për mbrojtjen e të drejtës personale për votim të shtruara nga Igor Nastov dhe Petar Nikollov. Këta persona kanë shtruar kërkesa tek KKZ, janë refuzuar dhe për to më pas vendos KKZ.

Anëtarët e KSHZ-së kanë mendime të ndara. Elizabeta Postollovska informoi se Nastov ka shtruar ankesë se pse KKZ Rosoman e ka refuzuar kërkesën e tij për votim në kushte shtëpie për shkak të testit pozitiv të KOVID-19 me elaborimin se kërkesa ka qenë jashtë afatit, i cili ka qenë 8 korriku 2020. Ankesa është shtruar më 9 korrik 2020. Nastov si ankesë ka potencuar se “me atë që aplikacioni i KSHZ-së nuk është harmonizuar me kohën reale më është marrë e drejta e votës”. Në shtojcë ka dorëzuar skrin print ku shihet se aplikacioni është mbyllur para kohe. Postollovska vlerëson se duhet t’i pranohet ankesa.

Boris Kondarko, nga ana tjetër, tha se ka dyshime për dy ankesat dhe do të votojë kundër. Nuk e akuzoi dhe nuk e thirri askënd. Theksoi se edhe pse bëhet fjalë për dy persona fizikë, ata kanë dorëzuar dëshmi të njëjta – fotografi për telefonat e tyre celularë. Vlerëson se bëhet fjalë për pretendime verbale, nuk ka fakte dhe dëshmi dhe se ankesat janë të vona. Dyshuese dhe simptomatike, sipas tij, është ajo që për dy ankesat skrin printi i telefonave, përqindja e baterisë së telefonit dhe koha është e njëjtë.

Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ, Ditmire Shehu propozoi që shërbimet e tyre profesionale të kontrollojnë nëse me të vërtetë aplikacioni është mbyllur para kohe, nëse ka pasur probleme me aplikacionin dhe të japin elaborim, së bashku me shërbimin juridik. Por, anëtarët e KSHZ-së nuk e pranuan propozimin e saj.

Baby Boo