Vinçi bie mbi trenin në Zvicër


Në Schinznach-Bad AG, një vinç ndërtimi është rrëzuar mbi një tren në lëvizje. Shoferi i trenit kishte frenuar me kohë dhe vinçi ka rënë vetëm në xhamat e përparme të trenit duke mos shkaktuar dëme të tjera.

Aksidenti ka ndodhur gjatë çmontimi të një vinçi të ndërtimit, shkruan albinfo.ch.

Shoferi i trenit e pa rrëzimin e vinçit drejt tij  dhe bëri frenimin emergjent.

Rruga Brugg-Rupperswil aktualisht është mbyllur për qarkullim trenash.

Sipas policisë kantonale në Aargau nuk raportohet për të lënduar.

Treni u godit gjatë udhëtimit: Një pasagjer i trenit kishte raportuar se shoferi i trenit ka reaguar shumë mirë : « Ai e pa vinçin që po fluturonte mbi trenin ».

Udhëtarët duhet të prisnin në tren, siç raportoi zëdhënësi për media në SBB. Udhëtarët tjerë ishin dërguar me një tren shpëtimi në Brugg. “Gjithçka ishte e organizuar mire”.

Baby Boo