Basha: U tërhoqa para 1 viti për t’i dhënë një shans bashkimit të demokratëve


Më 21 Mars të vitit të kaluar Lulzim Basha dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike.
Pikërisht për këtë vendim, ai u shpreh sot në takimin e tij me të rinjtë në Tiranë.

Basha thotë se hoqi dorë nga ai post në Partinë Demokratike, në mënyrë që demokratët të bashkoheshin.

VIDEO

Do futemi në një fushë të cilën shpresoja të mbetej për një moment tjetër. E para e punës, tërheqja që kam bërë para një viti është bërë për një interes të madh, për të mos ushqyer përçarjen e demokratëve, për t’i dhënë një shans bashkimit të demokratëve. Por nuk kam hequr dorë për mos e lënë kontributin e atyre që më kanë qëndruar në krahë, përfshirë edhe zgjedhjet e 2021-it.”

Ai thekson se tërheqja e tij nga syri i publikut i ka shërbyer për t’i njohur më mirë problemet e qytetarëve.

“Kam preferuar që të qëndroj larg syrit të publikut, por kjo nuk do të thotë që kam stakuar, kjo tërheqje më ka shërbyer se sa kohë dhe energji i kam dedikuar halleve dhe problemeve të njerëzve. Kam dalë në një konkluzion të thjeshtë: raporti duhet përmbysur. Çfarë mund të bëjmë për të ndryshuar këtë shoqëri? Politika s’mund të jetë Big Brother, niveli i debatit ka rënë përtokë.”

Ish-kreu i PD nuk i kurseu ironitë për fushatën e mazhorancës para 14 Majit.

“Gjithçka është e qëllimshme për t’i ikur përgjegjësisë. Çfarë mund të diskutosh me dikë që këndon tallava? Pyetja që shtrohet pas këmbanës së alarmit në 14 Maj, do vazhdojmë të shohim teatrin politik, apo do ti kthejmë sytë në 70% të njerëzve që e ndjejnë veten të përjashtuar. Unë dua të më besoni që jam serioz të këtë platformë.“/tvklan.al

Baby Boo