Viktimat e ish regjimit, porosisin nga Shutka: Gruevski, po të presim!


Pas lajmit se për sot pritet shqiptimi i dënimit të parë kundër ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, dënim ky që mund të jetë deri në 3 vjet burg, kanë shpërthyer edhe reagime të ndryshme në rrjetet sociale, shkruan Fakte. Ndër reagimet më interesante janë ato të të burgosurve nga ish regjimi me në krye Gruevskin, që po vuajnë dënime në burgun e Shutkës.

“Gruevski, po të presim. Do të përkujdesemi për ty…” është reagimi më i shpeshtë nga të burgosurit, të cilët vlerësojnë se po vuajnë dënim me burg pa të drejtë, vetëm për shkak të mënyrës së qeverisjes së Nikolla Gruevskit, periudhë në të cilën u montuan më tepër raste policore-gjyqësore.

Baby Boo