23 vjet nga masakra e Krushës së Madhe


Sot janë bërë 23 vjet nga masakra në Krushë të Madhe në Rahovec.

Më datë 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999, forcat serbe kanë masakruar 243 persona, ku nuk u kursyen as gratë, pleqtë e fëmijët, njofton Klankosova.tv.

Kjo masakër është ndër më të mëdhat që regjimi i Millosheviqit e ka kryer në Kosovë mbi popullsinë civile.

Në nderim të viktimave, homazhe në Krushë të Madhe do të bëjnë liderët e shtetit të Kosovës.

Baby Boo