Videosesioni “Kovid-19, pyetje dhe përgjigje: Si psikologjikisht ta mundim koronavirusin”


Përmes onllajn strim në videosesionin “Kovid-19, pyetje dhe përgjigje: Si psikologjikisht ta mundim koronavirusin”, sot do të flasë Marijana Stankoviq, specialiste për psikologji mjekësore, konsultante konjitive biheviorale pranë ISHP “Klinika Universitare për Psikiatri” dhe Ivo Kunovski, psikolog pranë ISHP “Klinika Universitare për Psikiatri”.

Seria e videosesioneve informative “Kovid-19, pyetje dhe përgjigje”, lidhet me gjendjen aktuale me krizën shëndetësore ekonomike, të shkaktuar nga koronavirusi Kovid-19.

Videosesionet informative përfshijnë përgjigje të pyetjeve aktuale të lidhura me masat më të reja, të cilat i ndërmerr Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ballafaqim me pasojat nga infeksioni, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Në videosesionin paraprak “Kovid-19, pyetje dhe përgjigje”, për restriksionet e reja të lëvizjes për qytetarët në nivel të tërë territorit, fjalim kanë mbajtur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratë, Damjan Mançevski dhe zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme, Slavjanka Petrovska.

Baby Boo