Më 11.03.2025, në orën 20:00, në Kumanovë, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria M.P. (41) nga Kumanova për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “fajde” sipas nenit 260 dhe “shtrëngim” sipas nenit 258 të Kodit Penal.
Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, i kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe konfiskuar disa kontrata shitblerjeje, kontrata dhurimi, fatura pagese dhe sende të tjera, për të cilat dyshohet se kanë lidhje me veprat penale. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.