Videoja virale shitet për një shumë marramendëse


Si një nga videot origjinale virale, klipi “Charlie Bit My Finger” është një pjesë e vogël e historisë së internetit. Por, tani klipi shumë i dashur i foshnjës Charlie që kafshoi gishtin e vëllait të tij Harry do të largohet nga YouTube pasi u shit për 760 mijë e 999 dollarë. Familja Davies-Carr vuri në ankand videon 56-sekondëshe, derisa vlera e saj u rrit në mënyrë dramatike.

Beteja e ofertave ishte midis dy llogarive anonime. Video është shikuar më shumë se 880 milionë herë që kur u vendos në YouTube në vitin 2007. Klipi duhej të hiqej nga platforma më 23 maj, pas ankandit – por për momentin është akoma atje . Një NFT është si një certifikatë për të thënë që zotëroni diçka dixhitale. Do të thotë versione origjinale të videove virale, memeve ose cicërimave mund të shiten sikur të ishin art. Është një biznes fitimprurës për ata që zotërojnë klipe virale.

Baby Boo