Detaje nga aksidenti i autobusit kosovar, lëndohet shoferi


29 pasagjerë kosovarë, gjashtë prej të cilëve janë fëmijë, janë vendosur në një dhomë me ngrohje pas një aksidenti mes një autobusi të kompanisë “Shero Tours” dhe një kamioni, mëngjesin e sotëm në unazën e Kyustendilit.

Sipas Struma.bg, rreth orës 04:30, autobusi me pasagjerë kosovarë ka goditur kamionin e ndaluar që transportonte dru. Drejtuesi i kamionit po përpiqej t’u bënte sinjal shoferëve të tjerë të rrugës së nje pemë kishte rënë në tokë. Siç raportojnë mediat bullgare, shoferi i autobusit ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore Qendrore në Kyustendil për ekzaminime.

Baby Boo