Videoja e plasuar nga kafshimi i qenit dhe plagët e fëmijës, ka një gabim!


Në media ditëve të fundit ka qarkulluar videoja e një fëmije  të cilin e xhiron e ëma e tijm duke e përkëdhelur qenin e shtëpisë, i cili  nervozohet në moment dhe e kafshon!

Pas videos, janë plasuar edhe fotografitë të cilat tregojnë një fëmijë me plagë të rënda në fytyrë. Por e gjithë kjo rezultoi se bëhet fjalë për një lidhje të rrejshme në mes fëmijës në video dhe fëmijës me plagë në fotografi.

Janë këto “gabime” që detektojnë gënjeshtrën: Fëmija në video dhe fëmija në fotografi nuk kanë të njëjtën moshë. Fëmija në video dhe fëmija në fotografi nuk kanë të njëjtën ngjyrë flokësh. Atyre ju ndryshon edhe veshja, ku presupozohet se fotografia është bërë në ditën e njëjtë të incidentit. Elementi tjetër më i rëndësishëm ku tregon qartë se flitet për dy fëmijë të ndryshëm është fakti se plagët e marra nuk mund të jenë nga një qen, sepse siç shihen në fotografi plagët e vogëlushit janë shumë të thella dhe ato nuk mund të shkaktohen nga dhëmbët e qenit.

Për më tepër bëni dhe ju krahasimin!/Pa Censurë

Baby Boo